Dhjata e Re

Gjoni 17:21-26 Së Bashku (ALNT)

21. kështu që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty, edhe ata të jenë në ne, që të besojë bota se ti më ke dërguar.

22. Unë u dhashë atyre lavdinë që ti më dhe, që të jenë një sikurse edhe ne jemi një.

23. Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota të kuptojë se ti më dërgove dhe se i ke dashur ata ashtu siç më ke dashur edhe mua.

24. O Atë, dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që të shohin lavdinë time, që ti ma ke dhënë, sepse më ke dashur përpara se të krijohej bota.

25. O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, por unë të kam njohur dhe këta e dinë se ti më dërgove.

26. Ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që dashuria me të cilën më ke dashur mua të jetë në ta, sikurse dhe unë jam në ta».

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 17