Dhjata e Re

Gjoni 14:28-31 Së Bashku (ALNT)

28. Më dëgjuat kur ju thashë: “Po shkoj dhe do të vij përsëri te ju.” Po të më donit do të gëzoheshit që po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh se unë.

29. Jua thashë që tani përpara se të ndodhë, që të besoni kur të ndodhë.

30. Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen sundimtari i kësaj bote. Ai nuk ka asnjë pushtet mbi mua.

31. Por bota duhet ta dijë se unë e dua Atin dhe bëj atë që më urdhëroi Ati të bëj.Ngrihuni të ikim prej këtej!»

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 14