31. Kur doli Juda, Jezui tha:«Tani u përlëvdua Biri i njeriut dhe Perëndia u përlëvdua në të.
32. Nëse Perëndia u përlëvdua në të, Perëndia do ta përlëvdojë në veten e tij dhe do ta përlëvdojë menjëherë.
33. Bijtë e mi, edhe pak kohë jam me ju. Do të më kërkoni, por tani po ju them atë që u thashë judenjve: “Atje ku po shkoj unë, ju nuk mund të vini”.
34. Po ju jap një urdhërim të ri: duajeni njëri-tjetrin sikurse ju kam dashur unë.
35. Të gjithë do t’ju njohin që jeni dishepujt e mi nëse keni dashuri për njëri-tjetrin».
36. Simon Pjetri i tha: «Zot, ku po shkon?».Jezui u përgjigj: «Atje ku po shkoj unë tani ti nuk mund të më ndjekësh, por do të më ndjekësh më vonë».
37. Pjetri i tha: «Zot, përse nuk mund të të ndjek tani? Unë do të jepja edhe jetën për ty».
38. Jezui u përgjigj: «Ti do të japësh jetën për mua? Me të vërtetë po të them se gjeli nuk do të këndojë, para se të më mohosh tri herë.»