Dhjata e Re

Gjoni 13:20-30 Së Bashku (ALNT)

20. Me të vërtetë po ju them se kush pranon atë që do të dërgoj unë, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi».

21. Si tha këto, Jezui u trondit në shpirt dhe tha: «Me të vërtetë po ju them se njëri prej jush do të më tradhtojë».

22. Dishepujt filluan të shikonin njëri-tjetrin, sepse nuk e dinin për kë e kishte fjalën.

23. Njëri prej dishepujve të tij, ai që Jezui e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezuit.

24. Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë ta pyeste Jezuin për kë e kishte fjalën.

25. Ai u përkul mbi kraharorin e Jezuit dhe i tha: «Zot, kush është?».

26. Jezui u përgjigj: «Është ai të cilit do t’i jap kafshatën që do të ngjyej».Pasi e ngjeu kafshatën, ia dha Judës së Simon Iskariotit.

27. Si mori kafshatën, tek ai hyri Satani.Atëherë Jezui i tha: «Ç’ke për të bërë, bëje shpejt!».

28. Asnjë nga ata që ishin ulur nuk e kuptoi përse i tha ashtu.

29. Disa nga ata, meqenëse Juda mbante qesen e parave, kujtuan se Jezui i kishte thënë të shkonte e të blinte ç’nevojitej për festën apo ndonjë gjë për t’u dhënë të varfërve.

30. Juda mori kafshatën dhe doli menjëherë jashtë.Ishte natë.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 13