Dhjata e Re

Gjoni 13:14-25 Së Bashku (ALNT)

14. Nëse unë pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët, edhe ju duhet t’ia lani këmbët njëri-tjetrit.

15. Ju dhashë shembullin që të bëni siç bëra unë.

16. Me të vërtetë po ju them se asnjë shërbëtor nuk është më i madh se i zoti dhe asnjë i dërguar nuk është më i madh se ai që e ka dërguar.

17. Nëse i keni kuptuar këto gjëra dhe nëse i zbatoni, do të jeni të lum.

18. Nuk po flas për të gjithë ju. Unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet kjo pjesë e Shkrimit të shenjtë: Ai që ha bukë me mua ka ngritur thembrën kundër meje.

19. Po ju them që tani, përpara se të ndodhë, që kur të ketë ndodhur të besoni se unë jam.

20. Me të vërtetë po ju them se kush pranon atë që do të dërgoj unë, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi».

21. Si tha këto, Jezui u trondit në shpirt dhe tha: «Me të vërtetë po ju them se njëri prej jush do të më tradhtojë».

22. Dishepujt filluan të shikonin njëri-tjetrin, sepse nuk e dinin për kë e kishte fjalën.

23. Njëri prej dishepujve të tij, ai që Jezui e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezuit.

24. Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë ta pyeste Jezuin për kë e kishte fjalën.

25. Ai u përkul mbi kraharorin e Jezuit dhe i tha: «Zot, kush është?».

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 13