Dhjata e Re

Gjoni 11:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Në atë kohë dergjej i sëmurë Lazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i motrës së saj, Martës.

2. Maria, motra e Lazarit të sëmurë, ishte ajo që leu Zotin me mirrë dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj.

3. Atëherë motrat i çuan fjalë Jezuit: «Zot, miku yt i dashur është sëmurë».

4. Kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë dhe që të përlëvdohet nëpërmjet saj Biri i Perëndisë».

5. Jezui i donte shumë Martën, motrën e saj Marinë dhe Lazarin.

6. Kur dëgjoi se Lazari ishte sëmurë, qëndroi edhe dy ditë atje ku ishte

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 11