Dhjata e Re

Galatasve 3:1-10 Së Bashku (ALNT)

1. O galatas të marrë! Kush jua mori mendtë, si me magji, juve para syve të të cilëve Jezu Krishti u përshkrua i kryqëzuar?

2. Vetëm këtë dua të marr vesh prej jush: Shpirtin e Shenjtë e morët falë veprave që kërkon ligji i Moisiut, apo falë dëgjesës së besimit?

3. Kaq të marrë qenkeni? Pasi filluat të jetoni në Shpirtin e Shenjtë, tani doni të përfundoni në një jetë sipas njerëzve?

4. Më kot i përjetuat gjithë këto gjëra? A thua vërtet më kot?

5. Ai, pra, që ju jep Shpirtin e Shenjtë dhe vepron me fuqi ndër ju, falë veprave që kërkon ligji i Moisiut i bën këto, apo falë dëgjesës së besimit?

6. Kështu Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi.

7. Dijeni, pra, se ata që besojnë janë bijtë e Abrahamit.

8. Prandaj Shkrimi i shenjtë, duke paraparë se Perëndia do t’i bënte të drejtë kombet pagane përmes besimit, i dha Abrahamit që përpara lajmin e mirë: Gjithë kombet do të bekohen në ty.

9. Kështu, ata që besojnë janë të bekuar bashkë me besimtarin Abraham.

10. Ata që mbështeten në veprat që kërkon ligji i Moisiut janë nën mallkim, sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Qoftë mallkuar kushdo që nuk vazhdon të bëjë gjithçka që është shkruar në librin e Ligjit.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 3