Dhjata e Re

Filipianëve 3:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Së fundi, vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin. Unë nuk lodhem duke ju shkruar të njëjtat gjëra, por këtë e bëj sepse është e dobishme për ju.

2. Ruhuni nga punëtorët e këqij të ungjillit, ruhuni nga ata qen! Ruhuni nga ata që ju shtyjnë të gjymtoheni me anë të rrethprerjes!

3. Sepse rrethprerja jemi ne, ne që i shërbejmë Perëndisë përmes Shpirtit të tij, që krenohemi falë Krishtit Jezu dhe që nuk i zëmë besë natyrës njerëzore,

4. megjithëse unë kam përse t’i zë besë edhe natyrës njerëzore. Nëse ndonjëri mendon se ka arsye t’i zërë besë natyrës njerëzore, unë kam edhe më shumë:

5. u rrethpreva të tetën ditë, jam nga populli i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, hebre e bir hebreu dhe e zbatoja ligjin e Mosiut si farise.

6. Kam qenë aq i zellshëm saqë edhe e kam përndjekur kishën dhe kam qenë i paqortueshëm sepse bëja një jetë të drejtë sipas ligjit të Moisiut.

7. Por këto gjëra që dikur kishin vlerë për mua, tani i quaj humbje për shkak të Krishtit.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 3