Dhjata e Re

Filipianëve 2:22-30 Së Bashku (ALNT)

22. Ju e dini sesa i sprovuar është treguar Timoteu. Ai ka shërbyer bashkë me mua për përhapjen e ungjillit dhe më ka ndihmuar si biri ndihmon të atin.

23. Kështu, shpresoj t’jua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua.

24. Por jam i bindur se Zoti do të më ndihmojë, që edhe unë vetë të vij së shpejti.

25. M’u duk e nevojshme t’ju dërgoj Epafroditin, vëllanë, bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që e kishit dërguar për të më shërbyer mua.

26. Ai kishte shumë mall për ju të gjithë dhe u shqetësua kur mori vesh se ju kishit dëgjuar për sëmundjen e tij.

27. Është e vërtetë që ai u sëmur për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos hidhërohesha edhe më shumë.

28. Prandaj e dërgova me ngut që ju të gëzoheni kur ta shihni përsëri dhe unë të jem më pak i brengosur.

29. Priteni me gëzim, si vëlla në Zotin dhe nderojini njerëzit që janë si ai,

30. sepse për veprën e Krishtit ai për pak sa s’vdiq dhe vuri në rrezik jetën e vet për të plotësuar ndihmën që ju nuk mund të ma jepnit.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 2