Dhjata e Re

Filipianëve 2:14-21 Së Bashku (ALNT)

14. Bëni gjithçka pa murmuritur e pa u ankuar,

15. që të jeni të paqortueshëm e të panjollë, bij të Perëndisë, të patëmetë në mes të një breznie të shthurur e të çoroditur. Mes kësaj breznie ju ndriçoni si yjet në qiell,

16. duke e mbajtur lart fjalën e jetës, që unë të kem me se të krenohem ditën e ardhjes së Krishtit, se nuk vrapova e as nuk u mundova më kot.

17. Edhe nëse gjaku im do të derdhej si flijim mbi flinë kushtuese të besimit tuaj ndaj Perëndisë, do të gëzohem e do të ngazëllej bashkë me të gjithë ju.

18. Po ashtu edhe ju gëzohuni e ngazëllohuni bashkë me mua.

19. Shpresoj se me ndihmën e Zotit Jezu do t’ju dërgoj së shpejti Timoteun, që të marr edhe unë zemër kur të kem lajme prej jush.

20. Përveç tij, nuk kam asnjë tjetër që jetë në një mendje me mua dhe që të kujdeset sinqerisht për mirëqenien tuaj.

21. Sepse të gjithë shohin interesin e vet dhe jo atë të Jezu Krishtit.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 2