Dhjata e Re

Filipianëve 1:3-10 Së Bashku (ALNT)

3. E falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj.

4. Në çdo lutje që bëj gjithmonë lutem me gëzim për ju të gjithë,

5. për pjesëmarrjen tuaj në dobi të ungjillit nga dita e parë deri tani.

6. Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.

7. Është e drejtë që unë të mendoj kështu për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër. Ju të gjithë merrni pjesë në hirin që m’u dha mua për të mbrojtur dhe për të dëshmuar ungjillin, si tani që jam në pranga ashtu edhe atëherë kur isha i lirë.

8. Kam Perëndinë për dëshmitar sesi digjem nga malli për ju të gjithë me dhembshurinë e Krishtit Jezu.

9. Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije dhe me aftësi për të kuptuar,

10. që të jeni në gjendje të dalloni më të mirën dhe të jeni të dëlirë e të pafajshëm ditën e ardhjes së Krishtit,

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 1