Dhjata e Re

Filipianëve 1:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Pali dhe Timoteu, shërbëtorë të Krishtit Jezu, po ju shkruajmë të gjithë besimtarëve në Krishtin Jezu, peshkopëve e dhjakëve që janë në Filipi:

2. Paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!

3. E falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj.

4. Në çdo lutje që bëj gjithmonë lutem me gëzim për ju të gjithë,

5. për pjesëmarrjen tuaj në dobi të ungjillit nga dita e parë deri tani.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 1