Dhjata e Re

Filemonit 1:16-25 Së Bashku (ALNT)

16. jo më si skllav, por më tepër se skllav: ta kesh si vëlla të dashur. Ai është shumë i dashur për mua, por aq më tepër duhet të jetë për ty, qoftë si njeri, qoftë si vëlla në Zotin.

17. Prandaj, nëse më ke mik, pranoje atë siç do të më prisje mua.

18. Nëse të ka bërë ndonjë dëm, apo nëse të detyrohet për ndonjë gjë, m’i ngarko mua.

19. Unë, Pali, të shkrova me dorën time se do të ta shlyej unë vetë detyrimin; për të mos thënë se ti më detyrohesh vetë jetën tënde.

20. Po vëlla, për hir të Zotit, ma bëj këtë nder! Ma përtëri zemrën për hir të Krishtit!

21. Të shkrova se kam besim se do të më dëgjosh dhe e di se do të bësh edhe më shumë se këto që po të them.

22. Në të njëjtën kohë përgatit edhe një dhomë për mua, pasi shpresoj se përmes lutjeve tuaja do të kthehem te ju.

23. Të përshëndet Epafrai, i burgosur bashkë me mua për Krishtin Jezu.

24. Të përshëndesin edhe Marku, Aristarku, Dema dhe Luka, bashkëpunëtorët e mi.

25. Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj!

Lexoni kapitullin e plotë Filemonit 1