Dhjata e Re

3 Gjonit 1:2-7 Së Bashku (ALNT)

2. Fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht.

3. U gëzova pa masë kur erdhën disa vëllezër e dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës dhe sesi jeton ti në të.

4. Nuk kam gëzim më të madh sesa kur dëgjoj që bijtë e mi jetojnë në të vërtetën.

5. Fort i dashur, ti vepron si besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për vëllezërit, madje edhe për të huajt.

6. Ata dëshmuan para kishës për dashurinë tënde. Do të bëje mirë t’i ndihmoje ta vazhdojnë udhëtimin në mënyrë të denjë për Perëndinë.

7. Ata kanë dalë për t’i shërbyer emrit të Krishtit, duke mos pranuar asgjë nga paganët.

Lexoni kapitullin e plotë 3 Gjonit 1