Dhjata e Re

2 Timoteut 4:2-12 Së Bashku (ALNT)

2. prediko fjalën e Perëndisë me këmbëngulje dhe në çdo kohë, korrigjo, qorto dhe këshillo duke i mësuar të tjerët me shumë durim.

3. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por sipas dëshirave të tyre do të mbledhin rreth vetes mësues që iu gudulisin veshët.

4. Ata nuk do t’ia vënë veshin së vërtetës dhe do t’u kthehen përrallave.

5. Por ti ji me mendje të kthjellët për çdo gjë, duro vuajtjen, kryeje punën e ungjilltarit dhe përmbushe shërbesën tënde.

6. Ndërsa unë tashmë po derdhem si pija që i kushtohet Perëndisë për flijim dhe koha e lamtumirës sime erdhi.

7. Luftën e mirë e luftova, garën e përfundova dhe besimin e ruajta.

8. Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë, që Zoti, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë dhe jo vetëm mua, por edhe të gjithëve atyre që kanë pritur me dashuri ardhjen e tij.

9. Nxito të vish sa më parë tek unë,

10. sepse Dema, duke dashur këtë botë, më braktisi dhe iku në Selanik. Kreski shkoi në Galati, ndërsa Titi në Dalmaci.

11. Vetëm Luka është me mua.Merre edhe Markun me vete, sepse ai është i dobishëm për shërbesën time.

12. Tikikun e dërgova në Efes.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 4