Dhjata e Re

2 Timoteut 2:4-17 Së Bashku (ALNT)

4. Asnjë ushtar që është nën armë, nuk ngatërrohet me punët e jetës së përditshme, sepse do që t’i pëlqejë eprorit që e thirri ushtar.

5. Po ashtu, kush futet në garë, nuk kurorëzohet po të mos ketë luajtur sipas rregullave.

6. Bujku që mundohet duhet të marrë i pari pjesën e fryteve.

7. Mendo për këto që po të them, sepse Zoti do të të ndihmojë të kuptosh gjithçka.

8. Kujto Jezu Krishtin, të ngjallur prej të vdekurve, pasardhës i Davidit, sipas ungjillit tim,

9. për të cilin unë po vuaj deri në pranga si keqbërës. Por fjala e Perëndisë nuk lidhet me pranga.

10. Prandaj unë i duroj të gjitha për hir të të zgjedhurve, që edhe ata të marrin shpëtimin përmes Krishtit Jezu bashkë me lavdinë e amshuar.

11. Kjo fjalë është e besueshme:Nëse kemi vdekur me Krishtin,edhe do të jetojmë me të;

12. nëse durojmë,edhe do të mbretërojmë me të;nëse do ta mohojmë,edhe ai do të na mohojë.

13. Nëse jemi mosbesues,ai mbetet besnik,pasi ai nuk mund të mohojë veten.

14. Këto gjëra t’ua kujtosh të gjithëve, duke iu përbetuar para Perëndisë të mos grinden me fjalë që nuk sjellin asnjë dobi, por çojnë në shkatërrim ata që i dëgjojnë.

15. Mundohu të dalësh i sprovuar para Perëndisë, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që e shpjegon drejt fjalën e së vërtetës.

16. Shmangu nga fjalët e zbrazëta që janë kundër besimit, sepse ato do të shtojnë mosbesimin e njerëzve

17. dhe fjalët e tyre do të përhapen si gangrenë. Ndër ta janë Himeneu e Fileti,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 2