Dhjata e Re

2 Timoteut 2:18-26 Së Bashku (ALNT)

18. që dolën nga udha e së vërtetës, duke thënë se ngjallja tashmë ka ndodhur dhe kështu po përmbysin besimin e disave.

19. Megjithatë, themelet e forta që vuri Perëndia qëndrojnë të patundura dhe mbajnë këtë mbishkrim: Zoti i njeh të vetët dhe «Le të largohet nga paudhësia kushdo që thërret emrin e Zotit».

20. Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari e argjendi, por edhe prej druri e balte; disa për nderim dhe të tjerat për përçmim.

21. Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.

22. Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër.

23. Shmang edhe debatet e marra e pa kuptim, duke e ditur se sjellin grindje.

24. Shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por duhet të jetë i butë me të gjithë, mësues i zoti, që duron të keqen,

25. që i udhëzon me butësi kundërshtarët, me shpresën se Perëndia do t’i bëjë të pendohen për të njohur të vërtetën.

26. Kështu ata mund të vijnë në vete e të dalin nga kurthi i djallit, i cili i mban robër të vullnetit të tij.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 2