Dhjata e Re

2 Timoteut 2:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Ti, biri im, forcohu nga hiri që vjen përmes Krishtit Jezu.

2. Ato që dëgjove prej meje para shumë dëshmitarëve besojua njerëzve besnikë, të cilët do të jenë të zotët të mësojnë edhe të tjerët.

3. Bashkohu në vuajtje si ushtar i mirë i Krishtit Jezu.

4. Asnjë ushtar që është nën armë, nuk ngatërrohet me punët e jetës së përditshme, sepse do që t’i pëlqejë eprorit që e thirri ushtar.

5. Po ashtu, kush futet në garë, nuk kurorëzohet po të mos ketë luajtur sipas rregullave.

6. Bujku që mundohet duhet të marrë i pari pjesën e fryteve.

7. Mendo për këto që po të them, sepse Zoti do të të ndihmojë të kuptosh gjithçka.

8. Kujto Jezu Krishtin, të ngjallur prej të vdekurve, pasardhës i Davidit, sipas ungjillit tim,

9. për të cilin unë po vuaj deri në pranga si keqbërës. Por fjala e Perëndisë nuk lidhet me pranga.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 2