Dhjata e Re

2 Timoteut 1:8-17 Së Bashku (ALNT)

8. Prandaj mos ki turp as nga dëshmia e Zotit tonë, as nga unë, i burgosuri i tij, por vuaj bashkë me mua për ungjillin, i mbështetur në fuqinë e Perëndisë.

9. Perëndia na shpëtoidhe na thirrime një thirrje të shenjtë,jo sipas veprave tona,por sipas qëllimit të tijdhe hirit që na u dhapërmes Krishtit Jezupërpara fillimit të kohëve.

10. Ky hir u bë i dukshëm tanipërmes ardhjes së Shpëtimtarit tonë,Krishtit Jezu,i cili e shfuqizoi vdekjendhe nxori në dritë jetëndhe pavdekësinë përmes ungjillit.

11. Për këtë ungjill unë u caktova predikues, apostull dhe mësues.

12. Për këtë arsye po vuaj gjithë këto gjëra. Por nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i aftë ta ruajë thesarin që më ka besuar, deri në atë ditë.

13. Ndiqe shembullin e mësimit të drejtë, që dëgjove prej meje, me besimin dhe me dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.

14. Ruaje thesarin e mirë me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, që banon në ne.

15. Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më braktisën, ndër ta edhe Figeli dhe Hermogjeni.

16. Zoti tregoftë mëshirë për shtëpinë e Onesiforit, sepse shpesh më ngushëlloi dhe nuk pati turp nga prangat e mia.

17. Madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me ngulm dhe më gjeti.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 1