Dhjata e Re

2 Timoteut 1:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Unë Pali, që përmes vullnetit të Perëndisë jam apostull i Krishtit Jezu për të predikuar jetën e premtuar, që është në Krishtin Jezu,

2. po i shkruaj Timoteut, birit tim të dashur:Hiri, mëshira dhe paqja nga Perëndia Atë dhe nga Krishti Jezu, Zoti ynë, qofshin me ty!

3. Falënderoj Perëndinë që e adhuroj me ndërgjegje të pastër si të parët e mi ndërsa të kujtoj ty pa pushim në lutjet e mia natë e ditë.

4. Kur kujtoj lotët e tu, kam shumë dëshirë të të shoh, që të mbushem me gëzim.

5. Më kujtohet besimi yt i sinqertë, që përpara teje e kishte Loida, gjyshja jote, dhe Eunika, nëna jote. Jam i bindur se këtë besim e ke edhe ti.

6. Për këtë arsye po të kujtoj ta mbash gjallë dhuntinë që Perëndia të dha përmes vënies së duarve të mia.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 1