Dhjata e Re

2 Selanikasve 2:2-7 Së Bashku (ALNT)

2. mos lejoni që t’jua marrin lehtësisht mendjen e t’ju turbullojnë me ndonjë vegim gjoja prej Shpirtit të Shenjtë, me ndonjë fjalë apo me ndonjë letër të dërguar gjoja nga ne, e t’ju thonë se paska ardhur Dita e Zotit.

3. Askush të mos ju mashtrojë në asnjë mënyrë, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë koha e mohimit të besimit dhe pa u shfaqur njeriu i paudhë, biri i humbjes.

4. Ai do të kundërshtojë dhe do të ngrejë krye ndaj gjithçkaje që quhet Perëndi apo që ka lidhje me adhurimin e Perëndisë. Këtë do ta bëjë që të ulet vetë në tempullin e Perëndisë duke u vetëshpallur perëndi.

5. A nuk e mbani mend se këto gjëra jua kam thënë kur isha ende me ju?

6. Tashmë ju e dini se çfarë e pengon atë që të shfaqet kur të vijë koha.

7. Fuqia e fshehtë e paudhësisë është tashmë në veprim, por që ajo të shfaqet plotësisht, duhet të largohet ai që e ndalon.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Selanikasve 2