Dhjata e Re

2 Pjetrit 3:14-18 Së Bashku (ALNT)

14. Prandaj, fort të dashur, duke pritur këto, përpiquni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë dhe në paqe.

15. Durimin e Zotit çmojeni si mundësi për shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur, Pali, sipas urtisë që i dha Perëndia.

16. Në të gjitha letrat e tij ai shkruan për këto gjëra. Por në to ka disa pjesë të vështira për t’u kuptuar, që të paditurit e të paqëndrueshmit i shtrembërojnë. Ata bëjnë ashtu edhe me pjesë të tjera të Shkrimit të shenjtë, duke shkaktuar kështu humbjen e vetes së tyre.

17. Ndërsa ju, fort të dashur, meqenëse i dini këto gjëra që më përpara, ruhuni që të mos bini në mashtrimin e të pabesëve dhe të humbisni sigurinë e besimit tuaj.

18. Vazhdoni të përparoni në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Atij i qoftë lavdia, tani e përherë, deri në ditën e amshimit! Amen!

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 3