Dhjata e Re

2 Pjetrit 2:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Në popull ka pasur edhe profetë të rremë, ashtu si edhe mes jush do të ketë mësues të rremë. Ata do të fusin fshehurazi herezi që çojnë në shkatërrim dhe do të mohojnë edhe Zotin që i shpagoi nga mëkati. Kështu do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.

2. Shumë njerëz do të ndjekin fëlligështitë e tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.

3. Nga lakmia për para, ata do t’ju mashtrojnë me fjalë të sajuara. Por gjykimi i tyre, i vendosur që moti, nuk do të vonojë dhe shkatërrimi i tyre nuk do të dremisë.

4. Perëndia nuk kurseu as engjëjt që mëkatuan, por i hodhi në humnerat e ferrit, ku ruhen të lidhur me pranga në errësirë për ditën e gjykimit.

5. Ai nuk kurseu as botën e lashtë, po kur solli përmbytjen mbi botën e të pafeve, shpëtoi vetëm Noeun, vetë i tetë, predikuesin e drejtësisë.

6. Dënoi me shkatërrim edhe qytetet e Sodomës dhe Gomorrës, duke i bërë hi dhe i bëri shembull për ata që në të ardhmen do të jetonin pa besim.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 2