Dhjata e Re

2 Pjetrit 1:6-12 Së Bashku (ALNT)

6. diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë,

7. përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

8. Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

9. Kush nuk i ka këto, është i verbër e dritëshkurtër dhe ka harruar se është pastruar nga mëkatet e tij të vjetra.

10. Prandaj, vëllezër, përpiquni ta forconi sa më shumë thirrjen dhe zgjedhjen tuaj nga Perëndia, sepse po t’i bëni këto gjëra, nuk do të bini kurrë.

11. Kështu do t’ju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.

12. Për këtë arsye do të vazhdoj t’jua kujtoj përherë këto gjëra, edhe pse i dini dhe jeni të palëkundur në këtë të vërtetë.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 1