Dhjata e Re

2 Pjetrit 1:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Unë, Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, po ju shkruaj juve që nga drejtësia e Perëndisë tonë dhe e Shpëtimtarit Jezu Krisht keni marrë të njëjtin besim me ne:

2. Hiri dhe paqja u shtofshin mbi ju me njohjen e Perëndisë dhe të Zotit tonë Jezu!

3. Fuqia e tij hyjnore na dhuroi gjithçka që na nevojitet për jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, nëpërmjet njohjes së atij që na thirri në lavdinë dhe fuqinë e tij.

4. Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës.

5. Prandaj bëni çdo përpjekje për t’i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 1