Dhjata e Re

2 Korintasve 9:10-15 Së Bashku (ALNT)

10. Ai që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, do t’jua japë edhe juve farën për ta mbjellë dhe do ta shumojë. Ai do t’i shumojë frytet e drejtësisë suaj.

11. Ju do të pasuroheni në gjithçka, që të mund të jeni zemërgjerë, dhe shumë veta do të falënderojnë Perëndinë përmes nesh.

12. Kjo shërbesë ndihme jo vetëm që plotëson nevojat e besimtarëve të krishterë, por bën edhe që të burojnë shumë falënderime për Perëndinë.

13. Kur të shohin shërbesën tuaj të ndihmës, ata do të përlëvdojnë Perëndinë për bindjen tuaj ndaj ungjillit të Krishtit dhe për zemërgjerësinë që tregoni ndaj tyre dhe ndaj gjithë të tjerëve.

14. Dhe ata do të luten për ju e do të tregojnë shumë dashuri ndaj jush për shkak të hirit të pashoq që ju dha Perëndia.

15. Lavdi i qoftë Perëndisë për dhuratën e tij të patregueshme!

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 9