Dhjata e Re

2 Korintasve 9:1-3 Së Bashku (ALNT)

1. Është e tepërt t’ju shkruaj për shërbesën e ndihmës për besimtarët e krishterë,

2. sepse e njoh vullnetin tuaj të mirë, për të cilin krenohem para maqedonasve duke thënë: «Akaia u bë gati që vitin e shkuar». Zelli juaj ka vënë në lëvizje shumicën e tyre.

3. Megjithatë po ju dërgoj vëllezërit që të vërtetohet se në këtë rast mburrja jonë me ju nuk ka qenë e kotë dhe që ju të jeni gati, sikurse kam thënë se jeni.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 9