Dhjata e Re

2 Korintasve 8:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Vëllezër, dëshirojmë t’ju tregojmë për hirin e Perëndisë, që u është dhuruar kishave të Maqedonisë.

2. Në provën e vështirë të vuajtjeve, gëzimi i tyre qe kaq i madh, saqë u bënë shumë zemërgjerë, edhe pse ishin të varfër.

3. Unë dëshmoj se ata dhanë me dëshirë, sipas mundësive, madje përtej mundësive të tyre.

4. Ata na u lutën me këmbëngulje t’u jepnim nderin për të marrë pjesë në dërgimin e ndihmave në dobi të besimtarëve të krishterë.

5. Ata jo vetëm dhuruan më shumë sesa shpresonim, por ia kushtuan veten së pari Zotit dhe pastaj neve, sipas vullnetit të Perëndisë.

6. Kështu, ne i kërkuam Titit që, ashtu siç e kishte filluar tashmë, t’ju ndihmonte të çonit deri në fund veprën e ndihmës për besimtarët e krishterë.

7. Tani që jeni të begatë në gjithçka: në besim, në fjalë, në dije e në përkushtim të plotë, dhe tani që gëzoni dashurinë tonë, dëshirojmë të jeni të begatë edhe në këtë vepër ndihme për besimtarët e krishterë.

8. Këtë nuk po e them si urdhër, por, duke ju treguar përkushtimin e të tjerëve, po vë në provë sinqeritetin e dashurisë suaj.

9. Ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili edhe pse ishte i pasur, u bë i varfër për ju, që të bëheshit të pasur me varfërinë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 8