Dhjata e Re

2 Korintasve 7:11-16 Së Bashku (ALNT)

11. Shikoni çfarë përkushtimi solli te ju, trishtimi sipas vullnetit të Perëndisë! Ju solli dëshirën për të mbrojtur besimin tuaj, zemërimin ndaj së keqes, druajtjen, mallin për mua, zellin dhe gatishmërinë për të ndëshkuar të keqen! E keni dëshmuar në të gjitha mënyrat se jeni të pastër në këto gjëra.

12. Edhe pse ju shkrova, nuk ju shkrova që të ndëshkoj atë që bëri padrejtësi e as për t’i dalë në mbrojtje atij që iu bë padrejtësi, por që të duket qartë mes jush përkushtimi që keni ndaj nesh, para Perëndisë.

13. Kjo gjë na ngushëllon.Përveç ngushëllimit që na dhatë, u gëzuam edhe më shumë me gëzimin e Titit, sepse të gjithë ju ia qetësuat shpirtin.

14. Unë u krenova me ju para Titit dhe nuk kam mbetur i zhgënjyer për këtë, por, ashtu siç është e vërtetë gjithçka që ju kemi thënë, ashtu doli e vërtetë para Titit edhe krenaria që kemi për ju.

15. Atij i bëhet zemra mal kur i kujtohet bindja e të gjithëve ju dhe kur i kujtohet sesi e pritët me druajtje e drithërim.

16. Jam i gëzuar, sepse mund të mbështetem te ju për gjithçka.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 7