Dhjata e Re

2 Korintasve 7:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. Fort të dashur, meqë kemi marrë këto premtime, le të pastrohemi nga çdo ndyrësi e trupit dhe e shpirtit dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë duke iu druajtur Perëndisë.

2. Bëni vend për ne në zemrat tuaja. Ne nuk i kemi bërë padrejtësi askujt, nuk kemi dëmtuar askënd dhe nuk kemi shfrytëzuar askënd.

3. Këtë gjë nuk e them për t’ju dënuar, sepse, siç ju kam thënë edhe më parë, ju jeni në zemrat tona dhe ne jemi të bashkuar me ju si në vdekje, ashtu edhe në jetë.

4. Unë flas hapur me ju dhe krenohem shumë me ju. Megjithëse kam shumë mundime, gjej shumë ngushëllim dhe mbushem plot me gëzim.

5. Edhe kur shkuam në Maqedoni, nuk gjetëm prehje, hasëm vështirësi nga të gjitha anët, luftë jashtë e frikë përbrenda.

6. Por Perëndia që i ngushëllon të përulurit, na ngushëlloi me ardhjen e Titit,

7. dhe jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që kishte marrë prej jush. Ai na tregoi për mallin, për lotët dhe për dashurinë tuaj të zjarrtë për mua, prandaj u gëzova edhe më shumë.

8. Edhe nëse ju kam trishtuar me këtë letër, tani nuk më vjen keq. Megjithëse në fillim më erdhi keq, sepse ajo letër ju trishtoi për ca kohë,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 7