Dhjata e Re

2 Korintasve 6:6-11 Së Bashku (ALNT)

6. me pastërtinë tonë shpirtërore, me dijen tonë, me zemërgjerësinë, me mirësinë, me Shpirtin e Shenjtë, me dashurinë e sinqertë,

7. me predikimin e së vërtetës dhe me fuqinë e Perëndisë. Në të djathë e në të majtë mbajmë armët e drejtësisë

8. edhe kur na nderojnë, edhe kur na përçmojnë; edhe kur na shajnë, edhe kur na lavdërojnë. Na mbajnë për gënjeshtarë, por ne themi të vërtetën;

9. na trajtojnë si të panjohur, por në të vërtetë të gjithë na njohin mirë; na shohin si të ishim duke vdekur, por ja ku jemi gjallë; na ndëshkojnë, por nuk na vrasin dot;

10. na brengosin, por ne kemi gjithmonë gëzim; jemi të varfër, por bëjmë të pasur shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka.

11. Ne kemi folur hapur me ju, o korintas, dhe zemra jonë është e hapur për ju.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 6