Dhjata e Re

2 Korintasve 6:10-17 Së Bashku (ALNT)

10. na brengosin, por ne kemi gjithmonë gëzim; jemi të varfër, por bëjmë të pasur shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka.

11. Ne kemi folur hapur me ju, o korintas, dhe zemra jonë është e hapur për ju.

12. Ne nuk e mbyllëm zemrën tonë për ju, por ju e mbyllët zemrën tuaj ndaj nesh.

13. Po ju drejtohem si bijve të mi: Veproni edhe ju si ne dhe hapini zemrat tuaja për ne!

14. Mos u vini nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët. Çfarë kanë të përbashkët të drejtët me të paudhët? Çfarë ka të përbashkët drita me errësirën?

15. Ku takohen Krishti dhe Beliari? Ose, çfarë mund të ndajnë me njëri-tjetrin një besimtar dhe një jobesimtar?

16. Ç’ka të përbashkët tempulli i Perëndisë me idhujt? Ne jemi tempull i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: Do të banoj mes tyre e do të jetoj me ta. Unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.

17. Prandaj dilni prej tyre e ndahuni, thotë Zoti. Mos prekni asgjë të ndyrë, e atëherë do t’ju pranoj.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 6