Dhjata e Re

2 Korintasve 5:14-21 Së Bashku (ALNT)

14. Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur.

15. Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta.

16. Prandaj ne nuk shohim më askënd vetëm në mënyrë njerëzore. Edhe pse dikur e njihnim Krishtin në këtë mënyrë, tani nuk e njohim më ashtu.

17. Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja.

18. E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të.

19. Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit.

20. Kështu ne jemi përfaqësues të Krishtit, dhe, kur ju flasim ne, është si t’ju fliste Perëndia. Ju përgjërohemi që për hir të Krishtit të pajtoheni me Perëndinë.

21. Atë që nuk njihte mëkat, Perëndia e ngarkoi me mëkatet tona, në mënyrë që përmes tij Perëndia të na bëjë të drejtë.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 5