Dhjata e Re

2 Korintasve 5:12-15 Së Bashku (ALNT)

12. Nuk duam të lavdërohemi edhe një herë para jush, por po ju japim rastin të krenoheni me ne, që të mund t’u përgjigjeni atyre që mburren me pamjen e jashtme e jo me çfarë kanë në zemër.

13. Nëse sillemi si të marrë, këtë e bëjmë për Perëndinë dhe nëse sillemi me urti, këtë e bëjmë për ju.

14. Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur.

15. Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 5