Dhjata e Re

2 Korintasve 5:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Ne e dimë se tenda në të cilën banojmë, domethënë trupi ynë tokësor, do të shkatërrohet, por ne kemi në qiej një tjetër banesë të amshuar, të ndërtuar nga Perëndia e jo nga duar njerëzore.

2. Në këtë banesë njerëzore ne rënkojmë ndërsa presim me padurim të veshim banesën tonë qiellore.

3. Kur të kemi zhveshur banesën tokësore, nuk do të jemi lakuriq.

4. Ndërsa jemi ende në këtë tendë, rënkojmë nën peshën e saj, jo se duam të zhvishemi prej saj, por se duam të veshim banesën e re, në mënyrë që ajo që është e vdekshme, të përpihet nga jeta.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 5