Dhjata e Re

2 Korintasve 3:4-8 Së Bashku (ALNT)

4. Ky është besimi që ne kemi në Perëndinë, përmes Krishtit.

5. Ne nuk e mbajmë veten të aftë që të mendojmë se vjen ndonjë gjë prej nesh. Aftësia jonë vjen prej Perëndisë,

6. që na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të germës, por të Shpirtit. Sepse germa vret, por Shpirti jep jetë.

7. Nëse besëlidhja e Moisiut, që ishte e gdhendur me germa në gur dhe çonte në vdekje, ishte aq e lavdishme saqë bijtë e Izraelit nuk mund ta shikonin dot Moisiun, për shkak të lavdisë së përkohshme të fytyrës së tij,

8. sa më e lavdishme do të jetë besëlidhja e Shpirtit të Shenjtë?

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 3