Dhjata e Re

2 Korintasve 3:10-18 Së Bashku (ALNT)

10. Në të vërtetë ajo që ishte e lavdishme dikur, e humbi lavdinë për shkak të lavdisë së tanishme që është më e madhe.

11. Nëse ajo që ishte e përkohshme ishte e lavdishme, atëherë ajo që mbetet përgjithmonë do të jetë shumë më e lavdishme.

12. Meqenëse kemi një shpresë të tillë, mund të flasim hapur,

13. jo si Moisiu që vuri një vel në fytyrë, me qëllim që bijtë e Izraelit të mos e shihnin fundin e lavdisë që po perëndonte.

14. Por mendjet e tyre u errësuan. Edhe sot e kësaj dite ata e kanë atë vel kur lexojnë besëlidhjen e vjetër dhe nuk e heqin, sepse ai hiqet vetëm nëpërmjet Krishtit.

15. Madje, dhe deri më sot, kur lexohet Moisiu, një vel ndehet në zemrat e tyre.

16. Megjithatë, kur dikush kthehet drejt Zotit, bie veli.

17. Mirëpo Zoti është Shpirti dhe ku është Shpirti i Zotit, atje është liria.

18. Prandaj të gjithë ne që e shohim lavdinë e Zotit si në pasqyrë, pa pasur vel në fytyrë, shndërrohemi në shëmbëllimin e tij nga lavdia në lavdi. Dhe kjo vjen nga Zoti, që është Shpirti.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 3