Dhjata e Re

2 Korintasve 2:2-8 Së Bashku (ALNT)

2. Nëse unë ju trishtoj, nga kush pres të marr gëzim, nga ata që kam trishtuar?

3. Ju shkrova kështu me qëllim që, kur të vija, të mos trishtohesha nga ata që duhej të më gëzonin. Unë jam i bindur se, kur gëzohem unë, gëzoheni edhe ju të gjithë.

4. Ju shkrova me pikëllim të madh, me ankth në zemër e me lotë jo për t’ju trishtuar, por që të njihni dashurinë e madhe që kam për ju.

5. Nëse dikush ka trishtuar dikë, nuk më ka trishtuar mua, por deri diku, pa e tepruar, të gjithë ju.

6. Këtij njeriu i mjafton dënimi që mori nga shumica,

7. prandaj ju, përkundrazi, duhet ta falni e ta ngushëlloni, që të mos e pushtojë një trishtim më i madh.

8. Kështu, ju porosis që të tregoni dashuri ndaj tij.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 2