Dhjata e Re

2 Korintasve 13:8-13 Së Bashku (ALNT)

8. Ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm për të vërtetën.

9. Ne gëzohemi kur ne jemi të dobët e ju jeni të fortë dhe lutemi që ju të përsoseni.

10. Këto gjëra po i shkruaj ndërsa jam larg, që, kur të vij, të mos më duhet të jem i rreptë dhe pushtetin që më ka dhënë Zoti ta përdor për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.

11. Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jini të një mendjeje, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë e i paqes qoftë me ju.

12. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore. Ju përshëndesin të gjithë besimtarët e krishterë.

13. Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia me Shpirtin e Shenjtë qofshin me ju të gjithë!

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 13