Dhjata e Re

2 Korintasve 13:6-12 Së Bashku (ALNT)

6. Shpresoj se do ta merrni vesh se ne e kemi kaluar provën.

7. Megjithatë ne i lutemi Perëndisë që të mos bëni asnjë të keqe, jo që të duket se ne e kaluam provën, por që ju të bëni çfarë është e drejtë, edhe pse mund të duket se ne dështuam.

8. Ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm për të vërtetën.

9. Ne gëzohemi kur ne jemi të dobët e ju jeni të fortë dhe lutemi që ju të përsoseni.

10. Këto gjëra po i shkruaj ndërsa jam larg, që, kur të vij, të mos më duhet të jem i rreptë dhe pushtetin që më ka dhënë Zoti ta përdor për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.

11. Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jini të një mendjeje, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë e i paqes qoftë me ju.

12. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore. Ju përshëndesin të gjithë besimtarët e krishterë.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 13