Dhjata e Re

2 Korintasve 12:15-21 Së Bashku (ALNT)

15. Me gëzim të madh do të shpenzoj e do të shpenzohem krejtësisht për ju. Megjithëse unë ju dua më shumë, ju më doni më pak.

16. Unë nuk ju jam bërë barrë, por e zëmë se unë paskam qenë dinak e ju paskam mashtruar me dredhi.

17. A mos ju kam shfrytëzuar me anë të atyre që kam dërguar te ju?

18. Iu luta Titit që të vinte dhe dërgova me të edhe vëllanë që ju e njihni. Titi nuk ju ka shfrytëzuar, apo jo? A nuk jemi sjellë edhe ne në të njëjtën frymë? A nuk kemi ecur në të njëjtat gjurmë?

19. A mos keni menduar deri tani se po përpiqemi të mbrojmë veten para jush? Ne flasim para Perëndisë, të mbështetur në Krishtin dhe gjithçka që bëjmë, fort të dashur, është për rritjen tuaj shpirtërore.

20. Kam frikë se, kur të vij, nuk do t’ju gjej siç dëshiroj dhe nuk do të më gjeni siç dëshironi. Kam frikë se mes jush do të gjej grindje, smirë, zemërime, rivalitete, thashetheme, murmuritje, mendjemadhësi dhe rrëmujë.

21. Kam frikë se kur të vij përsëri, Perëndia im do të më përulë para jush e se do të mbaj zi për shumë veta që kanë mëkatuar dikur e nuk janë penduar për ndyrësinë, kurvërinë dhe fëlligështinë e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 12