Dhjata e Re

2 Korintasve 12:13-19 Së Bashku (ALNT)

13. Në çfarë gjëje paskeni mbetur prapa kishave të tjera? Mos ndoshta ngaqë unë nuk u bëra barrë për ju? Falmani këtë padrejtësi.

14. Ja, jam gati të vij te ju për të tretën herë e nuk do t’ju bëhem barrë, sepse nuk kërkoj gjërat tuaja, por ju kërkoj ju. Nuk janë fëmijët ata që duhet të mbledhin thesar për prindërit, por prindërit për fëmijët.

15. Me gëzim të madh do të shpenzoj e do të shpenzohem krejtësisht për ju. Megjithëse unë ju dua më shumë, ju më doni më pak.

16. Unë nuk ju jam bërë barrë, por e zëmë se unë paskam qenë dinak e ju paskam mashtruar me dredhi.

17. A mos ju kam shfrytëzuar me anë të atyre që kam dërguar te ju?

18. Iu luta Titit që të vinte dhe dërgova me të edhe vëllanë që ju e njihni. Titi nuk ju ka shfrytëzuar, apo jo? A nuk jemi sjellë edhe ne në të njëjtën frymë? A nuk kemi ecur në të njëjtat gjurmë?

19. A mos keni menduar deri tani se po përpiqemi të mbrojmë veten para jush? Ne flasim para Perëndisë, të mbështetur në Krishtin dhe gjithçka që bëjmë, fort të dashur, është për rritjen tuaj shpirtërore.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 12