Dhjata e Re

2 Korintasve 10:5-14 Së Bashku (ALNT)

5. dhe çdo pengesë që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë, dhe çdo mendim e nënshtrojmë për t’iu bindur Krishtit.

6. Kur të jetë përsosur bindja juaj, ne do të jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje.

7. Shikojini gjërat siç janë. Nëse dikush është i bindur se është i Krishtit, le ta mendojë edhe një herë këtë gjë, sepse sikurse ai është i Krishtit, ashtu jemi edhe ne.

8. Edhe pse krenohem shumë me autoritetin që Zoti na e dha për t’ju ndihmuar të rriteni në besim e jo për t’ju shkatërruar, nuk ka pse të më vijë turp.

9. Nuk dua të jap përshtypjen se kërkoj t’ju tremb me letrat e mia.

10. Disa thonë: «Letrat e tij janë të ashpra e të forta, ndërsa kur është i pranishëm vetë, është i dobët dhe fjalët e tij lënë për të dëshiruar».

11. Ai që mendon kështu, ta dijë mirë se, edhe kur të vijmë atje, do të jemi po ata që kemi shkruar këtë letër kur ishim larg jush.

12. Ne nuk guxojmë të renditemi apo të krahasohemi me ata që lavdërojnë veten. Por ata janë të marrë kur marrin veten e tyre si masë për t’u krahasuar me njëri-tjetrin.

13. Ndërsa ne nuk do të krenohemi tej mase, por do të krenohemi brenda fushës së veprimit që na ka caktuar Perëndia e që na ka sjellë deri te ju.

14. Nuk do të krenoheshim kaq shumë, po të mos kishim ardhur te ju. Por ne kemi ardhur të parët për t’ju predikuar ungjillin e Krishtit.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 10