Dhjata e Re

2 Korintasve 10:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. Vetë unë, Pali, që qenkam i përulur kur gjendem përballë jush, por i guximshëm kur jam larg jush, ju bëj thirrje me butësinë dhe mirësinë e Krishtit

2. dhe ju kërkoj që kur të vij te ju, të mos më duhet të tregohem i guximshëm, kur të kundërshtoj me vendosmëri ata që mendojnë se ne veprojmë sipas natyrës njerëzore.

3. Megjithëse jemi njerëz, ne nuk luftojmë për gjërat njerëzore,

4. sepse armët e luftës sonë nuk janë njerëzore, por kanë fuqinë e Perëndisë, me të cilën mund të shkatërrojmë fortesat. Ne shembim çdo arsyetim

5. dhe çdo pengesë që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë, dhe çdo mendim e nënshtrojmë për t’iu bindur Krishtit.

6. Kur të jetë përsosur bindja juaj, ne do të jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje.

7. Shikojini gjërat siç janë. Nëse dikush është i bindur se është i Krishtit, le ta mendojë edhe një herë këtë gjë, sepse sikurse ai është i Krishtit, ashtu jemi edhe ne.

8. Edhe pse krenohem shumë me autoritetin që Zoti na e dha për t’ju ndihmuar të rriteni në besim e jo për t’ju shkatërruar, nuk ka pse të më vijë turp.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 10