Dhjata e Re

2 Korintasve 1:8-18 Së Bashku (ALNT)

8. Vëllezër, nuk duam që të mos jeni në dijeni për vuajtjet që kaluam në Azi, se aty gjendja jonë u rëndua përtej fuqive tona dhe aq shumë, saqë e kishim humbur edhe shpresën për të jetuar.

9. Menduam se ishim dënuar me vdekje dhe kjo që të mos shpresonim te vetja, por te Perëndia, që ngjall të vdekurit.

10. Ai që na shpëtoi nga rreziku i vdekjes, do të vazhdojë të na shpëtojë. Tek ai shpresojmë se do të na shpëtojë,

11. por edhe ju do të na ndihmoni me anë të lutjeve tuaja e kështu shumë vetë do të falënderojnë Perëndinë për ne.

12. Ne krenohemi e për këtë dëshmon edhe ndërgjegjja jonë, se kemi jetuar në botë, e veçanërisht mes jush, me thjeshtësi dhe me sinqeritetin që vjen nga Perëndia, të udhëhequr nga hiri i tij e jo nga urtia njerëzore.

13. Nuk po ju shkruajmë gjë tjetër, përveç asaj që lexoni e kuptoni. Unë shpresoj se deri në fund do ta kuptoni plotësisht,

14. sikurse deri diku na keni kuptuar edhe ne, se në Ditën e Zotit Jezu ne do të krenohemi me ju dhe ju do të krenoheni me ne.

15. Me këtë bindje desha të vija së pari te ju, që të gëzoheshit dyfish.

16. Doja të kaloja nga ju për të shkuar në Maqedoni dhe nga Maqedonia të kthehesha përsëri te ju, që të më përcillnit për në Jude.

17. Kur vendosa të bëja kështu, mos vallë po veproja me mendjelehtësi? Mos vallë i marr vendimet sipas gjykimeve njerëzore, që të them ‘po’ dhe ‘jo’ njëherësh?

18. Perëndia dëshmon se fjala jonë për ju nuk ka qenë ‘po’ dhe ‘jo’ njëherësh,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 1