Dhjata e Re

2 Korintasve 1:12-21 Së Bashku (ALNT)

12. Ne krenohemi e për këtë dëshmon edhe ndërgjegjja jonë, se kemi jetuar në botë, e veçanërisht mes jush, me thjeshtësi dhe me sinqeritetin që vjen nga Perëndia, të udhëhequr nga hiri i tij e jo nga urtia njerëzore.

13. Nuk po ju shkruajmë gjë tjetër, përveç asaj që lexoni e kuptoni. Unë shpresoj se deri në fund do ta kuptoni plotësisht,

14. sikurse deri diku na keni kuptuar edhe ne, se në Ditën e Zotit Jezu ne do të krenohemi me ju dhe ju do të krenoheni me ne.

15. Me këtë bindje desha të vija së pari te ju, që të gëzoheshit dyfish.

16. Doja të kaloja nga ju për të shkuar në Maqedoni dhe nga Maqedonia të kthehesha përsëri te ju, që të më përcillnit për në Jude.

17. Kur vendosa të bëja kështu, mos vallë po veproja me mendjelehtësi? Mos vallë i marr vendimet sipas gjykimeve njerëzore, që të them ‘po’ dhe ‘jo’ njëherësh?

18. Perëndia dëshmon se fjala jonë për ju nuk ka qenë ‘po’ dhe ‘jo’ njëherësh,

19. se Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, që e shpallëm mes jush unë, Silvani dhe Timoteu, nuk ishte ‘po’ edhe ‘jo’ njëherësh. Përkundrazi ai u bë ‘po’-ja e Perëndisë.

20. Përmes Jezuit merr ‘po’ çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë ‘amen’.

21. Është vetë Perëndia ai që na forcon bashkë me ju në jetën me Krishtin, ai që na vajos,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Korintasve 1