Dhjata e Re

2 Gjonit 1:7-11 Së Bashku (ALNT)

7. Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzor. Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti.

8. Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë.

9. Kush del nga mësimi i Krishtit dhe nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin.

10. Nëse dikush vjen te ju dhe nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni.

11. Kush e përshëndet atë, bëhet pjestar në veprat e tij të liga.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Gjonit 1