Dhjata e Re

2 Gjonit 1:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Unë, plaku, po i shkruaj zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj, që i dua me të vërtetë dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë njohur të vërtetën.

2. Ju duam për hir të së vërtetës që qëndron në ne dhe që do të jetë me ne në amshim.

3. Hiri, mëshira e paqja, që vijnë prej Perëndisë Atë dhe prej Jezu Krishtit, Birit të tij, qofshin me ne, në të vërtetë dhe në dashuri.

4. U gëzova pa masë që gjeta disa nga bijtë e tu duke jetuar në të vërtetën sipas urdhërimit që morëm nga Ati.

5. Dhe tani të lutem ty, o zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por urdhërimin që kishim që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin.

6. Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.

7. Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzor. Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti.

8. Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë.

9. Kush del nga mësimi i Krishtit dhe nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin.

10. Nëse dikush vjen te ju dhe nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni.

11. Kush e përshëndet atë, bëhet pjestar në veprat e tij të liga.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Gjonit 1