Dhjata e Re

1 Timoteut 4:9-16 Së Bashku (ALNT)

9. Kjo fjalë është e besueshmedhe e denjë të pranohet plotësisht.

10. Për këtë, pra, po mundohemi dhe po luftojmë, sepse kemi shpresë në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i të gjithë njerëzve, sidomos i besimtarëve.

11. Këto gjëra t’ua urdhërosh dhe t’ua mësosh të tjerëve.

12. Askush të mos e përbuzë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët me fjalë, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi.

13. Kushtoju leximit të fjalës para bashkësisë, këshillimit dhe mësimdhënies derisa të vij unë.

14. Mos e lër pas dore dhuntinë që ke, e cila t’u dha përmes profecisë dhe vënies së duarve nga pleqtë e kishës.

15. Mbaj mend këto gjëra dhe kushtoju atyre, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.

16. Kujdesu për veten dhe për mësimin, këmbëngul në këto gjëra, pasi duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 4