kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6

Dhjata e Re

1 Timoteut 4 Së Bashku (ALNT)

Parashikohet mohimi i besimit

1. Shpirti i Shenjtë e thotë qartë se në kohët e fundit disa do të largohen nga besimi, duke dëgjuar shpirtrat e rreme dhe mësimet e djajve.

2. Ata do të mashtrohen nga njerëz hipokritë e gënjeshtarë, ndërgjegjja e të cilëve është damkosur.

3. Ata ndalojnë martesën dhe urdhërojnë të mos hani nga ushqimet që Perëndia i krijoi. Ai i krijoi këto ushqime që, ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën, t’i hanë duke e falënderuar.

4. Çdo gjë që Perëndia krijoi është e mirë dhe asgjë nuk është për t’u hedhur nëse merret duke e falënderuar atë,

5. sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.

Shërbëtori i mirë i Jezu Krishtit

6. Nëse ua mëson këto gjëra vëllezërve, do të jesh një shërbëtor i mirë i Krishtit Jezu, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë që ke ndjekur.

7. Shmangu, pra, nga përrallat e marra dhe profane të plakave dhe ushtroje veten në përkushtimin ndaj Perëndisë,

8. sepse ushtrimi i trupitnuk është shumë i dobishëm,por përkushtimi ndaj Perëndisëështë i dobishëm për gjithçka.Ky përkushtim mbart premtimine kësaj jetedhe të jetës së ardhshme.

9. Kjo fjalë është e besueshmedhe e denjë të pranohet plotësisht.

10. Për këtë, pra, po mundohemi dhe po luftojmë, sepse kemi shpresë në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i të gjithë njerëzve, sidomos i besimtarëve.

11. Këto gjëra t’ua urdhërosh dhe t’ua mësosh të tjerëve.

12. Askush të mos e përbuzë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët me fjalë, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi.

13. Kushtoju leximit të fjalës para bashkësisë, këshillimit dhe mësimdhënies derisa të vij unë.

14. Mos e lër pas dore dhuntinë që ke, e cila t’u dha përmes profecisë dhe vënies së duarve nga pleqtë e kishës.

15. Mbaj mend këto gjëra dhe kushtoju atyre, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.

16. Kujdesu për veten dhe për mësimin, këmbëngul në këto gjëra, pasi duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.